Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht në Kiev, Odesa, Sumi dhe Vinica, njoftoi Reuters.
Agjencia vëren se kjo ndodhi në një kohë kur Ukraina po përpiqet të rivendosë sistemin e saj energjetik pas sulmeve ruse. Në Herson, të moshuarit dhe njerëzit e cenueshëm u nxitën të përgatiten për evakuim vullnetar, sepse qyteti është pa energji elektrike dhe ujë pas tërheqjes ruse.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm bërthamor pas bombardimeve të fundit të dielën në termocentralin bërthamor më të madhi në Evropë – Zaporizhie, të pushtuar nga Rusia. Katër ekspertët e IAEA pohojnë se “gjendja e gjashtë reaktorëve është e qëndrueshme. Karburanti i shpenzuar, karburanti i ri dhe mbetjet radioaktive në depo janë të paprekura.” Njoftohet për ndërtesa dhe pajisje të dëmtuara.
Në Twitter, nënpresidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për punët e jashtme, Josep Borrell, i quajti goditjet në centralin Zaporozhie një “aventurë bërthamore ruse” që është e papranueshme dhe duhet të ndalet.
Duke folur për Le Journal du Dimanche, ministri francez i forcave të armatosura Sébastien Lecornu paralajmëroi Kievin se Rusia do të ndryshojë taktikat e saj ushtarake në Ukrainë këtë dimër, duke rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile dhe të infrastrukturës në vend të operacioneve tokësore. Sipas Institutit për Studimin e Luftës ISW me bazë në SHBA, në javët e ardhshme, forcat ukrainase do të përpiqen të kontrollojnë Kinburnskaja Kosa, në bregun e majtë të Dnieper, raporton UNIAN.
Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18°. Në Sofje, do të jetë 11°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Para..
Ministrat e ekonomisë dhe financave të vendeve anëtare të BE mbështetën unanimisht rekomandimin e hartuar dje nga Eurogrupi që Bullgaria të anëtarësohet..