Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U kërkua nga ukrainasit në qytetet e mëdha të kursejnë energjinë elektrike

Foto: Pexels

Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të kufizojnë konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht në Kiev, Odesa, Sumi dhe Vinica, njoftoi Reuters.

Agjencia vëren se kjo ndodhi në një kohë kur Ukraina po përpiqet të rivendosë sistemin e saj energjetik pas sulmeve ruse. Në Herson, të moshuarit dhe njerëzit e cenueshëm u nxitën të përgatiten për evakuim vullnetar, sepse qyteti është pa energji elektrike dhe ujë pas tërheqjes ruse.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi se nuk kishte asnjë kërcënim të menjëhershëm bërthamor pas bombardimeve të fundit të dielën në termocentralin bërthamor më të madhi në Evropë – Zaporizhie, të pushtuar nga Rusia. Katër ekspertët e IAEA pohojnë se “gjendja e gjashtë reaktorëve është e qëndrueshme. Karburanti i shpenzuar, karburanti i ri dhe mbetjet radioaktive në depo janë të paprekura.” Njoftohet për ndërtesa dhe pajisje të dëmtuara.

Në Twitter, nënpresidenti i Komisionit Evropian dhe komisioner për punët e jashtme, Josep Borrell, i quajti goditjet në centralin Zaporozhie një “aventurë bërthamore ruse” që është e papranueshme dhe duhet të ndalet.

Duke folur për Le Journal du Dimanche, ministri francez i forcave të armatosura Sébastien Lecornu paralajmëroi Kievin se Rusia do të ndryshojë taktikat e saj ushtarake në Ukrainë këtë dimër, duke rritur sulmet ajrore kundër objektivave civile dhe të infrastrukturës në vend të operacioneve tokësore. Sipas Institutit për Studimin e Luftës ISW me bazë në SHBA, në javët e ardhshme, forcat ukrainase do të përpiqen të kontrollojnë Kinburnskaja Kosa, në bregun e majtë të Dnieper, raporton UNIAN.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Jashtme Bullgare arriti të evakuojë 148 persona nga Izraeli

Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..

botuar më 25-06-18 9.26.PD

Parashikimi i motit për 18 qershorin 2025

Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..

botuar më 25-06-17 7.35.MD

"Gallup": GERB-SDS janë forca e parë politike, "DPS-Fillimi i Ri" është e dyta

Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..

botuar më 25-06-17 6.37.MD