Everybody Needs A Little More Jazz – kjo është motoja e zgjedhur nga këngëtarja AnaBella – Ana Topallova dhe kompozitori Minko Llambov për koncertin e tyre.
“Kjo është një dhuratë për të gjithë njohësit e ndjesisë elegante, të bukur, të hollë dhe të thellë që na jep xhazi klasik, i veshur me një tingull orkestral” - ndajnë muzikantët.

Aktiviteti është më 5 dhjetor, në Qendrën Rajonale të Arteve Bashkëkohore “Topllocentralla”. Orkestra Simfonieta “Sofja” dhe Jazz Formacioni “Sofja” do të ekzekutojnë pjesë të Cole Porter, Chick Curia, Dave Brubeck, Thelonious Monk, Sting, si dhe këngë origjinale të Minko Llambov dhe Ana Topallova. I ftuar solist është trumbetari i njohur i xhazit Vencisllav Bllagoev.
Tani ju ofrojmë një nga këngët në program. Quhet “Nesër”, muzika është nga AnaBella dhe Minko Llambov, teksti është nga AnaBella.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..