Mbi 150 shtëpi botuese marrin pjesë në Panairin e 49-të Ndërkombëtar të Librit në Sofje, i cili u hap sot në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Ky është edicioni i tij më i madh që nga pandemia, me stendat e botuesve të shpërndarë në 4 kate. Paralelisht me panairin e librit do të mbahet për të dhjetën herë radhazi Festivali Letrar i Sofjes dhe Festivali i pestë Letrar për Fëmijë dhe të Rinj në Sofje. 18 autorë të huaj nga Hungaria, Austria, SHBA-ja, Anglia, Argjentina, Belgjika, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjermania, Gjeorgjia, Spanja, Italia, Kanadaja, Sllovenia, Finlanda, Franca, mbërritën në Sofje posaçërisht për takime me lexuesit e forumit, i cili është një rekord tha për BNR Desisllava Aleksieva – kryetare e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës “Libri Bullgar”,.
Në emër të Kreut të Shtetit Rumen Radev, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova i dorëzoi Profesor Ma Sipu Urdhrin e Shën Kirilit dhe Metodit, shkallë të parë, njoftoi zyra e shtypit e Kreut të Shtetit. Çmimi u dha në një ceremoni zyrtare në..
Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni..