Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa përfshin në listën e zezë 200 individë dhe persona juridikë të rinj rusë

Foto: EPA/BGNES

Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së arritën një marrëveshje në parim për të vendosur sanksione ndaj afro 200 personave fizikë dhe juridikë rusë. Sanksionet do të prekin edhe mediat ruse, të cilat “helmojnë hapësirën publike me dezinformata të vazhdueshme”, sipas fjalëve të Josep Borel. Përfaqësuesi i lartë evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë tha gjithashtu se është rënë dakord që buxheti i BE-së për mbështetjen ushtarake të Ukrainës të rritet me 2 miliardë euro dhe, nëse është e nevojshme, të plotësohet me 3.5 miliardë euro të tjera.

Paketa e nëntë e sanksioneve të BE-së vjen në mes të sulmeve ajrore ruse në vazhdim mbi sistemet e ngrohjes dhe furnizimit me ujë të Ukrainës në fillim të dimrit të ftohtë. Ai përfshin gjithashtu masa ekonomike - vendosjen e një embargoje për investimet në sektorin minerar rus, ndalimin e shitjes së teknologjive me përdorim të dyfishtë për 169 kompani ruse, ngrirjen e aseteve të Bankës së Kreditit të Moskës dhe Bankës “Dalnjevostoçnij”.

Ndërkohë, presidenti Vollodimir Zelenski u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve të G7 që t'i sigurojnë Ukrainës 2 miliardë metra kub gaz natyror, si dhe tanke moderne, raketa me rreze të gjatë veprimi dhe instalime artilerie.

Shtetet e Bashkuara dërguan pajisje energjetike me vlerë 13 milionë dollarë në Ukrainë për të ndihmuar në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të vendit.

Rusia tashmë po përdor predha dhe raketa të prodhuara 40 vjet më parë, sepse shteroi rezervat e saj të municioneve, thonë nëpunësit e inteligjencës ushtarake amerikane.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD