“Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë së bashku në luftën kundër Rusisë”, tha Volodimir Zelenski para Kongresit Amerikan gjatë vizitës së tij të parë të huaj që nga fillimi i luftës. Më herët, ai u takua me Joe Biden, i cili e siguroi atë se populli amerikan është me popullin ukrainas në çdo hap të rrugës dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. “Ajo që po bëni dhe çfarë keni arritur është e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të gjithë botën”, theksoi presidenti amerikan. Ai shtoi se kurrë nuk e ka parë NATO-n dhe Bashkimin Evropian më të bashkuar se sa për Ukrainën dhe i bëri thirrje botës që ta mbështesë vendin edhe në vitin 2023.
Në fjalimin e tij Volodimir Zelenski tha gjithashtu se miliarda dollarët që SHBA po i ofron Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus nuk janë bamirësi, por një investim në sigurinë dhe demokracinë globale. Ai u prit me duartrokitje të forta dhe tre anëtarë të Kongresit ngritën një flamur të madh ukrainas.
Që nga fillimi i pushtimit rus, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë pothuajse 50 miliardë dollarë për Ukrainën. Kongresi pritet të miratojë 44.9 miliardë dollarë të tjera ndihmë këtë javë.
Në një takim të krerëve të lartë të mbrojtjes ruse, presidenti rus Vladimir Putin premtoi të mbështesë planin për të rritur numrin e forcave të armatosura me më shumë se 30%, raportoi Reuters. "Moska duhet të nxjerrë një mësim dhe të rregullojë problemet me të cilat u përball në Ukrainë," theksoi ai. Putin tha gjithashtu se Rusia do të përmirësojë edhe gatishmërinë luftarake të "treshes sonë bërthamore". Nga ana e tij, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu propozoi që forcat e armatosura të vendit të forcohen nga 1.15 milion ushtarakë në 1.5 milion.
Ish-zëvendëskryeministri rus Dmitri Rogozin dhe kryeministri i Republikës së vetëshpallur të Doneckut, Vitali Hocenko, u plagosën në granatimet nga forcat ukrainase kundër qytetit të Doneckut dhe një person u vra, njoftuan TASS dhe Reuters. Aktualisht, Rogozin drejton një grup këshilltarësh ushtarakë të quajtur "Ujqërit e Mbretit".Koha për referendum për euron kaloi pa kthim, deklaroi nënpresidentja Ilijana Jotova, transmeton BGNES. “Nuk shoh asnjë arsye që presidenti Rumen Radev të paraqesë edhe një herë në parlament propozimin e tij për referendum për euron. Vendimi i..
Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..
Pres që në Sofje parlamentarët nga shtetet anëtare të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC) të marrin vendime..
Ministria e Inovacionit dhe Rritjes do të investojë gati 115 milionë euro në vitin 2026 në një infrastrukturë kombëtare për komunikime të sigurta..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi..