Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...