Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..