Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Nuk do të ketë përfaqësues të institucionit presidencial bullgar, por bisedimet në nivelin më të lartë politik do të vazhdojnë. Kështu u ka shpjeguar gazetarëve në Bansko presidenti Rumen Radev, i cili komentoi ceremoninë e ardhshme të inaugurimit të..
Skiatorët më të zjarrtë tani mund të zbresin në shpatet me dëborë të malit të Rillës edhe në pjesën e errët të ditës së dimrit. Kompleksi turistik Maljovica hap ski natën, transmeton BTA. Kushte për të ashtuquajturat “Skijim i natës” do të ketë çdo të..
Ditën e shtunë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në disa vende në ultësira dhe përgjatë luginave të lumenjve në Bullgarinë Jugore do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta, të cilat në shumicën e vendeve do të shpërndahen deri në..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...