Në qytetin Tokmak, rajoni Zaporozhсe, i pushtuar nga forcat ruse, gjatë një sulmi ukrainas dje, më 4 janar, më shumë se 80 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Sipas përfaqësuesve të administratës ruse në rajonin e Zaporozhie, sulmi ukrainas ishte drejtuar kundër spitalit rajonal të Tokmak, ku një mjek ushtarak dhe disa pacientë u vranë.
Autoritetet ukrainase kanë raportuar gjithashtu disa sulme në shkallë të gjerë kundër forcave ruse ditët e fundit. Kievi bëri të ditur se një sulm në një strehë ushtarake ruse në Makeevka në rajonin e Doneckut ka vrarë 400 ushtarë armiq ndërsa një sulm tjetër në fshatin Çulakovka në rajonin Herson ka vrarë 500.
Nga ana e saj, Moska raportoi të paktën 89 të vdekur nga bombardimet ukrainase në natën e Vitit të Ri.
Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve të autoriteteve ukrainase, rusët kanë bombarduar një zonë të qytetit të Kurahovos në rajonin e Doneckut. Si pasojë e goditjeve është dëmtuar rrjeti i transmetimit të nxehtësisë, dëmtime ka pasur edhe në objekte, por nuk ka të lënduar.
Oleksij Danillov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, paralajmëroi për një përkeqësim të situatës në front në shkurt.Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..