Një kinema-koncert klasik i pianistes Veneta Nejnska është ngjarja e parë e vitit e organizuar nga Instituti Bullgar i Kulturës në Paris. Koncerti do të mbahet më 12 janar, në galerinë e institutit. Shfaqjet e bullgares, e cila u diplomua në klasën e pianistit me famë botërore John Perry, do t'i kushtohen kompozitorit, pianistit dhe intelektualit Dimitër Nenov.
"Personaliteti i kompozitorit do të prezantohet edhe me një film dokumentar të shkurtër "Dimitër Nenov, dimensionet e elegancës". Në programin e Veneta Nejnskës është përfshirë edhe muzika e kompozitorit të preferuar të Dimitër Nenovit, Ferenc Liszt" - njofton Instituti Bullgar i Kulturës në kryeqytetin francez. Dimitër Nenov është autor i veprave për orkestër simfonike, veprave vokalo-instrumentale dhe pjesëve për piano, muzika e tij është pranuar si një model nga një sërë kompozitorësh të gjeneratave krijuese të mëvonshme, të cilët kërkojnë dhe konfirmojnë shtigje të reja në muzikën bullgare.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA
Të bësh ëndrrën tënde realitet në ritmin bullgar dhe në tokën franceze. Kështu mund ta fillojmë në mënyrë metaforike historinë e muzikantes dhe pedagoges Stefka Miteva dhe trios bullgaro-franceze "Orenda", në të cilën i bashkohen edhe Sandrine..
Ndër ngjarjet që Kori i Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i dirigjuar nga Venecia Karamanova, po ia kushton 65-vjetorit të tij, është koncerti "FIESTA - gëzimi i të bërit muzikë". Më 23 tetor, në orën 19:30 në Sallën 3 të Pallatit Kombëtar..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..