Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ukraina mori ndihmë të re ushtarake nga BE

Josep Borell
Foto: EPA/BGNES

BE planifikon të mbajë një samit të madh në Stamboll më 22 shkurt me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus të Ukrainës, tha kreu i delegacionit të BE-së në Turqi, Nikolaus Meyer-Landrut, cituar nga “Sabah”.

Ukraina do të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës ushtarake të BE-së në shumën prej 500 milionë euro, njoftoi pas Këshillit të Ministrave të Jashtëm, Komisioneri Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Me to, ndihma ushtarake e BE-së për Kievin arrin në 3.6 miliardë euro. Borel theksoi se Brukseli mbështet kërkesën e Kievit për paqe me një tërheqje të plotë të Rusisë nga territoret e okupuara të Ukrainës në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. BE insiston gjithashtu në kërkimin e përgjegjësisë për shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga Moska, duke përfshirë edhe në kuadrin e OKB-së. Komisioneri Evropian shtoi se Gjermania nuk do të pengojë vendet e tjera të BE-së që të furnizojnë Ukrainën me tanket e tyre të rënda Leopard 2.

Rusia po dërgon tre divizione të reja të motorizuara në rajonet Herson dhe Zaporozhie, njoftoi shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, Valeri Gerasimov, i cili mori drejtpërdrejt komandën e agresionit rus. “Rusia moderne nuk njeh një nivel të tillë veprimi intensiv ushtarak” si në Ukrainë, pranoi Gerasimov për “Argumentam i Faktam”. Gjenerali tha gjithashtu se sistemi i mobilizimit në Rusi ishte i papërgatitur për mobilizimin e 300 000 rezervistëve të shpallur nga Kremlini.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD