Në Greqi po diskutohet ndalimi i pjesëmarrjes së partive neofashiste në zgjedhje
Parlamenti grek po debaton për ndalimin e partive me një ideologji të qartë neofashiste për të marrë pjesë në zgjedhje. Sondazhet tregojnë një rrezik të hyrjes së një partie të re neofashiste në parlamentin grek. Qeveria ndryshoi ligjin zgjedhor për t’i ndaluar këto grupe partiake të marrin pjesë në zgjedhje. Një kërkesë po vendoset përpara liderëve të partive të mos ishin dënuar për pjesëmarrje në një grup kriminal, njoftoi korrespondentja e BNR Katja Peeva. Ajo kujton se drejtuesit e partisë “Agimi i Artë” u dënuan dhe janë duke vuajtur dënimin për vrasje të kundërshtarëve politikë dhe sulme ndaj emigrantëve. Ish-zëvendës kryetari i partisë, i cili po vuan një dënim efektiv me burg, krijoi një parti që mund të kalojë barrierën për të hyrë në parlament. Një pjesë e opozitës ka frikë se miratimi i një ndryshimi të tillë në ligj në të ardhmen mund të vlejë edhe për forcat politike të majta.
Turqia nuk ndryshon pozitën e saj për anëtarësimin suedez në NATO
Turqia ka një qëndrim pozitiv për Finlandën në NATO, por nuk e mbështet Suedinë që t’i bashkohet aleancës për sa kohë që lejon sulme ndaj librit të shenjtë të Islamit, Kuranit. Kjo u riafirmua nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pasi ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan dogji kopjet e Kuranit javën e kaluar, fillimisht përpara Ambasadës turke në Stokholm dhe më pas përpara një xhamie në Danimarkë. Në sfondin e fjalimit të Erdoganit, qeveritë e Finlandës dhe Suedisë riafirmuan angazhimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-në njëkohësisht, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë. Megjithatë, një sondazh i finlandezëve i kryer midis 30 janarit dhe 1 shkurtit tregon se vetëm 28 për qind mendojnë se Finlanda duhet të presë Suedinë. Në përgjigje të kritikave nga Ankaraja, qeveria suedeze prezantoi legjislacionin e ri për ndalimin e aktiviteteve të lidhura me grupet ekstremiste. Sipas tij do të ndëshkohen jo vetëm ata që simpatizojnë aktet terroriste, por edhe të gjithë ata që janë të lidhur në një farë mënyre me organizatat terroriste, shkruan Anadolu Agency.
Qindra prona të debitorëve po shiten në Qipro
Qindra prona të hipotekuara në Qipro janë në ankand. Nga 1 shkurti, bankat e vendit nisën të dërgojnë letra për procedurën e ardhshme për debitorët e tyre që nuk shlyejnë kreditë e marra, pasi moratoriumi i fundit tre mujor i votuar nga parlamenti për ndalimin e shitjeve skadoi më 31 janar.Tenderët e parë të shpallur nga bankat priten të zhvillohen në mes të marsit, 45 ditë pas dërgimit të letrave, bëri të ditur korrespondentja e BNR, Branisllava Bobanac. Sipas parashikimeve, shitjet mund të arrijnë rreth 100-200 në muaj. Pronat me kreditimin problematik u grumbulluan që kur procesi ishte i ngrirë për një vit e gjysmë. Moratoriumi mbronte një vendbanim parësor me vlerë deri në 350 000 euro, objekte afariste me qarkullim vjetor deri në 750 000 euro dhe parcela toke me vlerë deri në 100 000 euro.
Funksionimi i një kuadri rregullator efektiv për menaxhimin e kredive me probleme dhe shitjen e pronave të hipotekuara është një nga kërkesat kryesore të Komisionit Evropian në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Qipros.
Rumania do të subvencionojë familjet e saj me deri në 610 milionë euro për të instaluar fotovoltaikë
Rumania planifikon të subvencionojë familjet me 610 milionë euro për instalimin e paneleve diellore. Kjo përbën një rritje katërfish në krahasim me vitin e kaluar. Kryeministri Nikollae Çuka tha se programi Casa Verde Fotovoltaice do të mbulojë 150 000 shtëpi. Në vitin 2022, miratime u dhanë për 39 000 nga më shumë se 43 000 aplikime të paraqitura, citon mediat rumune uebsajti 3e-news. Programi mbulon nga 30 për qind deri në 40 për qind të kostove të përfituesve. Në fund të gushtit, kishte 23 785 konsumatorë që prodhojnë dhe konsumojnë njëkohësisht energji të lidhur me rrjetin e shpërndarjes në Rumani. Kjo është me 75 për qind më shumë se në fillim të vitit 2022, theksohet në botim.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Facebook /RecepTayyipErdoğan, Pixabay, Casa Verde Fotovoltaice
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..