Emrat e ish-ministrave dhe anëtarëve të lartë partiakë të BSP dhe GERB janë të shtuar në listën e përditësuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së të personave të sanksionuar sipas ligjit “Magnitsky”, njoftoi BTA. Zyra e Departamentit për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sot sanksione ndaj Rumen Ovçarov, Aleksandër Nikollov, Ivan Genov, Nikollaj Malinov dhe Vladisllav Goranov - për përfshirjen e tyre të gjerë në aktivitete korruptive në Bullgari, thuhet në një njoftim për shtyp të Departamentit, të shpërndarë nga Ambasada e SHBA-së në Sofje.
“Shtetet e Bashkuara po mbështesin aleatin e saj të NATO-së, Bullgarinë, në luftimin e korrupsionit të rrënjosur thellë dhe ndikimit rus që minon institucionet demokratike”, tha Brian E. Nelson, nënsekretari i Departamentit të Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.
Masa aktuale është vazhdimësi e sanksioneve të mëparshme të SHBA-së kundër Deljan Peevski, Vasill Bozhkov, Illko Zheljazkov dhe kompanive të tyre të lidhura. Sot, Mbretëria e Bashkuar sanksionoi gjithashtu Peevskin, Bozhkov dhe Zheljazkov nën Regjimin Global të Sanksioneve kundër Korrupsionit të Mbretërisë së Bashkuar.
*
Rumen Ovçarov është ish deputet dhe ministër i energjetikës. Aktualisht anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP).
Aleksandër Nikollov është ish-drejtor ekzekutiv dhe zëvendësdrejtor i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”.
Ivan Genov është gjithashtu ish-drejtor ekzekutiv i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj”, si dhe deputet bullgar nga BSP.
Nikollaj Malinov është një ish-deputet nga BSP, themelues dhe kryetar i partisë politike “Rusofilët për Rilindjen e Atdheut”, e cila punon për lidhje më të forta me Rusinë.
Vlladisllav Goranov është ish-deputet dhe ministër i financave në qeverinë e dytë dhe të tretë të GERB-it.
*
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..