Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” ju ofrojmë projektin më të fundit të këngëtares Irina Fllorin, titulluar “Magjia”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.24 – Lajmet 10.04..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 12 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Bullgarja" në interpretim të grupit “DEEP ZONE Project”. Ju urojmë minuta të këndshme!..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas në rubrikën tonë Personalitete do t'ju njohim me reperin bullgar nga Miami De Là Trâp. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Më trego nje përrallë“ nga Miro. Ju urojmë..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas do t’ju njohim me Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës shqipe në Tiranë e..
Sivjet E Premtja e Madhe në të cilën përkujtohen vuajtjet shëlbuese të Krishtit bie më 18 prill. Për këtë ditë të zezë për të krishterët, në të..