Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.25 – Lajmet 1.35 – Kënga e Ditës
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të Bellosllavës dhe reperit Bobo. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.44 - Lajmet 12.41 -..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për koncertin e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.23 – Lajmet 10.50 – Kënga e..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” ju ofrojmë një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të..