Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në kujtim të Asen Zidarovit dhe një jete kushtuar radios dhe fotografisë

Asen Zidarov
Foto: arkiv

Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.

Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.

E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:

“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.

U prehtë në paqe!



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 16 shtator 2024

Gëzuar ditën e parë të shkollës! Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Ku mbeti fëmijëria” nga Asen Kisimov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:45 - Lajme  14:34 - Kënga e..

botuar më 24-09-16 3.00.MD

Bullgaria sot – 13 shtator 2024

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 13 shtator 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë interpretimin e grupit X-R@Y - “Këngë për jetën”. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 24-09-13 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 shtator 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën Kulturë do t’ju prezantojmë me premierën e dokumentarit te Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit të titulluar “Zemra e Bullgarisë tjetër”. Në rubrikën Kënga e ditës do..

botuar më 24-09-12 3.00.MD