Një tjetër “zë i artë” i Radio Bullgarisë do të tingëllojë mes yjeve. Asen Zidarov u largua nga ne - një përkthyes i shkëlqyeshëm në Redaksinë tonë Franceze, një personalitet shumëngjyrësh me shumë interesa.
Asen njihej me pseudonimin "Çiklisti" për shkak të më shumë se 140 000 kilometrave që përshkoi me dy rrota. Emri i tij lidhet edhe me shumë filma artistikë dhe dokumentarë, të cilët i ka përkthyer dhe dubluar për Televizionin Kombëtar Bullgar. Në vitet e fundit të jetës së tij, Asen Zidarov iu përkushtua pasionit të tij për fotografinë, duke krijuar pamje ekspresive të përditshmërisë sonë.
E gjithë jeta profesionale e Asen Zidarovit kaloi në Radio Bullgarinë dhe ai e konsideroi këtë si një privilegj:
“Kam punuar 39 vite në Redaksinë e Gjuhës Franceze, ishte shumë emocionuese dhe kam kujtime të mrekullueshme. Përveçse isha përkthyes-folës, bëra edhe disa qindra intervista. Unë isha drejtues i programit tim të autorit, i cili quhej "Sofia - dashuria ime" dhe pëlqehej shumë nga dëgjuesit tanë nga Franca dhe Belgjika", - na tha para disa kohësh Asen Zidarov.
U prehtë në paqe!
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës ju ofrojmë këngën e njohur popullore “U përmbys mali” në interpretim të Korit të Fëmijëve të Radios Kombëtare Bullgare, i cili më 21 Mars feston..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Programin e përfundojmë me këngën “Pranvera” në interpretim të Grupit Vokal "Domino". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:22 - Lajme 08:40 - Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 mars 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Më pas, do të mësoni se si Chef Sharankov zgjodhi fshatin bullgar Kosovo në malin e Rodopeve në vend të Londrës dhe krijoi një koncept të ndryshëm të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni veprën “Meloditë e Gajdes“ nga Petjo..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Taj Mahala“ nga formacioni RomaNeno..