Përjetimet pas tërmeteve shkatërruese në Turqi lanë mbresa të thella në psikikën e shpëtimtarëve nga Shërbimi i Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë. Fillimisht ata bënin punime të shpëtimit në Adana, ku shkatërrimi nuk ishte aq i madh, por ata e cilësuan atë që panë në Antakia si një apokalips. Para BNT-së, Krasen Georgiev, shef i ekipit të Shërbimit të Shpëtimit Malor në Turqi, tregoi përjetimet dhe tha se ekipi bullgar nga shërbimi malor është mirë, si dhe qentë. “Ne ia dolëm falë punës ekipore – theksoi Georgiev dhe shtoi se duhet të punojnë me psikologë, sepse gjërat që panë dhe përjetuan lënë përshtypje të thellë dhe kjo duhet të zbutet.
“Ndjej kënaqësi për atë që bëmë, por edhe dhembshuri ndaj turqve – shtoi ai. - Ne dimë për gjashtë persona të shpëtuar nga bullgarët, mund të jenë 7, mund të jenë shumë më tepër, sepse teknologjia e kërkimit është e tillë që ne nuk kemi informacion të mjaftueshëm”, shtoi Emill Neshev, drejtor i Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq të Bullgarisë.
Ndërkohë sot nga rrënojat në Kahramanmarash u shpëtuan edhe dy persona të tjerë, njëri prej tyre 17-vjeçar.
Të dëmtuarit kanë nevojë për ndihmë mjekësore dhe strehim. Kërkohen rroba të ngrohta, batanije dhe pajisje për ngrohje. Një ekip mjekësor bullgar është gati të niset për në Turqi, por ende nuk dihet se kur do të shkojnë për të ndihmuar të dëmtuarit. Pritet që pala turke të tregojë vendndodhjen ku do të dërgohen vullnetarët, si dhe të krijojë një organizatë në terren, tha për BNR zëvendësministrja e shëndetësisë Katja Ivkova. Janë rreth 50 mjekë që shprehën dëshirën për të ndihmuar, mes tyre ka edhe studentë të mjekësisë.
Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri i kaloi 37 500 veta, ndërsa rastet e të shpëtuarve nga rrënojat janë të vetme. Në Sirinë Veriperëndimore, viktimat kaluan tashmë 2200 persona dhe të plagosurit janë më shumë se 12 000. Në të dy anët e kufirit midis Sirisë dhe Turqisë, të mbijetuarit janë të ekspozuar ndaj kushteve të vështira të dimrit. E gjithë ndihma humanitare për zonat e kontrolluara nga rebelët në Sirinë Veriperëndimore, e cila u dërgua nga Turqia përmes vetëm një pikë-kalimi kufitar, tani do të jetë në gjendje të kalojë përmes dy pikave të tjera kufitare pasi presidenti sirian Bashar al-Assad dha lejen për hapjen e tyre.
Deputetët ranë dakord të konfiskojnë pronën e fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe që është në pronësi ose mbahet nga palë të treta të paskrupullta në dobi të shtetit. Amendamenti në Kodin Penal u miratua në leximin e dytë përfundimtar. Do të..
Një instalacion nga Slava George fitoi çmimin “Baza” për artin bashkëkohor për vitin 2025. Ai u jepet artistëve deri në 35 vjeç. Fituesja u shpall nga Prof. Barbara Stele nga SHBA-ja, e cila kryesoi jurinë këtë vit. “Vepra e Slava George u dallua me..
Zjarrfikësit dhe vullnetarët arritën të shpëtojnë fshatin Plloski në rajonin e Sandanskit nga zjarri i madh që ka pushtuar pjesën perëndimore të malit Pirin për të pestën ditë tani. Të martën, rreth orës 23:30, filloi evakuimi i 500 banorëve...
Është shpallur prokurimi publik për 2.4 km e fundit të linjës hekurudhore nga Gjueshevo në Maqedoninë e Veriut dhe për seksionin Sofje - Radomir. Vlera..
Të paktën 870 persona mund të përfitojnë nga masa “Unë Zgjedh Bullgarinë” për t’u tërhequr përsëri në Bullgari nga jashtë vendit. Një pjesë e madhe e..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 24°, në Sofje - 18°. Ajër relativisht i ftohtë do të hyjë në vend nga veriperëndimi. Do të..