Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programet e Radios Kombëtare Bullgare me një gjest solidariteti me të dëmtuarit e tërmetit në Turqi dhe Siri

Foto: YouTube

Në orën 09:45 fiks me orën bullgare, më 15 shkurt, programet e Radios Kombëtare Bullgare do të transmetojnë në valët kombëtare dhe rajonale këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” e interpretuar nga këngëtarja e re britanike Birdy. Në këtë mënyrë radioja publike në vendin tonë mbështet nismën e Radiotelevizionit Publik Holandez NPO, për solidaritet me të dëmtuarit e tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë.

“Radioja prek emocionet tona dhe muzika është një gjuhë universale. Kjo tragjedi kërkon që të jemi të bashkuar, të ndërtojmë ura dhe të bashkojmë forcat për të ndihmuar dhe për të shprehur mbështetjen tonë” - theksoi drejtori i radios holandeze NPO 3FM Menno de Boer.

Numri i viktimave të tërmeteve në Turqi dhe Siri kaloi 37 500 veta, dhe dhjetëra mijëra të tjerë humbën të dashurit e tyre, shtëpinë, shpresën... Në përjetësinë mes tronditjes dhe dëshpërimit, shpresa e vetme është te ndihma që vjen nga njerëzit - në kohë dhe nga kudo. Prandaj dhe sot radiostacionet evropiane do të transmetojnë këngën “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” në interpretim të këngëtares 26-vjeçare britanike Birdy, fituese e çmimit “Këngëtarja e Vitit” të Çmimeve të Muzikës Pop 2022. Kënga “Njerëzit ndihmojnë njerëzit” është një këngë e grupit britanik Cherry Ghost nga viti 2007. Birdy bri një version të saj në vitin 2011. Videoja monokrome e këngës ka mbi 193 milionë shikime në Youtube.

Redaktor: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si lëshohen lejet e ndërtimit dhe si ndërtimet e paligjshme bëhen të ligjshme

Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..

botuar më 25-10-15 7.30.PD

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD