Vendet emblematike në Amerikën Veriore dhe Jugore do të ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe, për nder të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, Çlirimit nga zgjedha osmane. Midis tyre janë antenat e ndërtesës më të lartë në Çikago - Willis Tower, njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në qytet.
Ura Përkujtimore Frederick Douglass do të ndriçohet në Uashington. Dritat do të jenë të dukshme më 3 mars pas orës 18:30 me orën lokale deri në mëngjesin e ardhshëm.
Nga ora 17:00 deri në orën 21:00 me orën amerikane, Rrota e Ferrisit në Seattle do të ndizet në ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ideja u realizua me ndihmën e Konsulles së Nderit të Bullgarisë në Uashington, Elka Ruskov.
Edhe sivjet Ujëvara e Niagarës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit bullgar, njoftoi Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto të Kanadasë. Shfaqja e dritës do të mbahet sot midis orës 22:00 dhe 22:15 me orën kanadeze. Për festën e Republikës së Bullgarisë, do të ndriçohen disa ndërtesa të tjera ikonike në provincat Alberta dhe British Columbia.
Statuja e njohur e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro do të ndriçohet gjithashtu me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar më 3 mars. Kjo është bërë me një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkimit Bullgar të Futbollit.Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me..
Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra..