Vendet emblematike në Amerikën Veriore dhe Jugore do të ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe, për nder të festës kombëtare të Bullgarisë - 3 marsit, Çlirimit nga zgjedha osmane. Midis tyre janë antenat e ndërtesës më të lartë në Çikago - Willis Tower, njoftoi Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në qytet.
Ura Përkujtimore Frederick Douglass do të ndriçohet në Uashington. Dritat do të jenë të dukshme më 3 mars pas orës 18:30 me orën lokale deri në mëngjesin e ardhshëm.
Nga ora 17:00 deri në orën 21:00 me orën amerikane, Rrota e Ferrisit në Seattle do të ndizet në ngjyrë të bardhë, jeshile dhe të kuqe. Ideja u realizua me ndihmën e Konsulles së Nderit të Bullgarisë në Uashington, Elka Ruskov.
Edhe sivjet Ujëvara e Niagarës do të ndriçohet me ngjyrat e flamurit bullgar, njoftoi Konsullata jonë e Përgjithshme në Toronto të Kanadasë. Shfaqja e dritës do të mbahet sot midis orës 22:00 dhe 22:15 me orën kanadeze. Për festën e Republikës së Bullgarisë, do të ndriçohen disa ndërtesa të tjera ikonike në provincat Alberta dhe British Columbia.
Statuja e njohur e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaneiro do të ndriçohet gjithashtu me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar më 3 mars. Kjo është bërë me një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkimit Bullgar të Futbollit.Një tjetër fatkeqësi, një tjetër analizë dhe masa të ndërmarra nga institucionet përgjegjëse. Përmbytja shkatërruese që goditi vendbanimin turistik “Elenite” një javë më parë dhe mori me vete katër jetë njerëzish, çoi në një “zgjim” nga ana e shtetit –..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..