Çdo vit të dielën e parë të marsit nëfshatin e malit Rodopa Shiroka Llëka organizohet tubimi tradicional i quajtur bullgarisht “Pesponedellnik”. Riti po rikthehet në fshat pas një pauze dyvjeçare për shkak të epidemisë së koronavirusit.
Sivjet në të, gjashtë ansamble nga krahina të ndryshme folklorike nën tingujt e zileve do të kryejnë një ritual për të larguar të keqen. “Pesjaci” janë një grup burrash të maskuar, zakonisht të rinj, të veshur me kostume nga lëkurat e tëra të deleve me qimet jashtë. Lëkurat vihen mbi fytyrë dhe kanë dy vrima të prera për sytë dhe një për gojën. Për të theksuar sytë dhe gojën, rreth vrimave janë qepur rrathë prej pëlhure të kuqe. Për t’i dhënë fytyrës një pamje më mashkullore mbi të qepen mustaqe dhe mjekra. Në maskën e bërë në këtë mënyrë, disa vendosin brirë dash, derri ose kau.

Burrat e maskuar të quajtur “pesjaci” shkojnë shtëpi më shtëpi për të larguar të keqen me zhurmën e këmborëve të tyre dhe për të sjellë shëndetin dhe bereqetin. Pasi rrethojnë të gjithë shtëpitë, “pesjakët” shkojnë në sheshin e fshatit, ku prezantojnë ceremoninë e dasmës së nuses dhe plakut të grupit, lindjen, plugimin dhe mbjelljen.
Rodopet Lindore “ringjallen” në zemër të Sofjes – me shije autentike, muzikë dhe mjeshtëri artizanale. Banorët e kryeqytetit kanë mundësi të zhyten në atmosferën e Bashkisë së Momçillgradit dhe në pasurinë e saj kulturore e natyrore nën moton..
Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..
Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..