Sot bota feston arritjet e grave pavarësisht nga dallimet kombëtare, etnike, gjuhësore, kulturore, ekonomike dhe politike mes tyre. Në Bullgari 8 Marsi festohet edhe si Dita e Gruas dhe e Nënës.
Pikërisht nënës i kushtohet kënga më e re në repertorin e këngëtares Antonija Markova – “Mama”, me muzikë dhe aranzhim të muzikantit Krasi Gjulmezov dhe tekst të Marieta Angellova.
E lindur në vitin 1985, Antonija Markova e zbuloi dashurinë e saj për muzikën që në moshë të vogël. Një nga shkollimet e saj të larta ishte në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve të Bukura në qytetin Plovdiv, ku studioi këndimin pop dhe xhaz. Me kalimin e viteve, dëshira e saj për skenën u intensifikua dhe filloi të prezantohet në një sërë konkursesh prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare për interpretues të rinj, nga të cilat kthehej si fituese dhe mbajtëse e dallimeve më të larta.
Antonija Markova është një talent i vlerësuar në mbi 20 vende. Në vitin 2015 në vetëm një vit kalendarik ajo fitoi 8 statuja GRAND PRIX nga konkurset serioze ndërkombëtare të muzikës në Rusi, Ukrainë, Kroaci, Maqedoni, Moldavi, Maltë, Rumania, Lituania, Turqia, ku ishte përfaqësuesi i vetëm i Bullgarisë.
Për këngën e re “Mama”, Antonija Markova shprehet: “Kënga i kushtohet nënës sime, e cila është shembulli im më i vërtetë i forcës së shpirtit, por është edhe një mesazh për vajzën time, e cila është besimi dhe frymëzimi im për ditën e nesërme. Në video, e cila u xhirua në qytetin tim të lindjes Plovdiv, jemi tri breza grash - unë, nëna ime dhe vajza ime. Ky është një rrëfim shumë emocionues personal në të cilin besoj se shumë njerëz do ta zbulojnë veten. Ajo është dhurata ime nga të gjitha vajzat për të gjitha nënat!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Facebook/ Antonia Markova
Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..
I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..
“Pa ty nuk ka dashuri” është kënga e fundit e Maksim Jallnëzov. Përveç se është interpretues, ai është edhe autor i muzikës dhe tekstit. “Pa ty nuk ka dashuri ” i kushtohet muzikës, si pjesa më e bukur dhe më kuptimplote e jetës së artistit të ri...
Kënga e fundit e Vlladi Ampov - Grafa është "Një herë në një milion". Autori i muzikës dhe aranzhimit është vetë Vlladi, ndërsa teksti Rushi..