Në datën e sotme, 124 vjet më parë, lindi kompozitori, dirigjent, pedagog dhe figura publike bullgare Prof.Panço Vlladigerov (13.03.1899 -08.09.1978). Autori i rapsodit të njohur “Vardar” është mbrojtës i Akademisë Kombëtare të Muzikës në Sofje, e cila u krijua në vitin 1921 me dekret të Mbretit Boris III.
Përvjetorin e lindjes së muzikantit të njohur Akademia do të festojë me një koncert solemn në të cilin do të luhen veprat e tij. Në sallën e koncerteve të Akademisë rektori, prof. Sava Dimitrov do t’u drejtojë një përshëndetje studentëve. Një fjalim për nder të pedagogut Panço Vlladigerov, i cili dha mësim për 40 vjet në Akademinë e Muzikës dhe nën udhëheqjen e të cilit shumë talente bullgare bënin hapat e tyre të parë si kompozitorë, do të mbajë Prof. Dr. Snezhina Vrangova.
Në kuadrin e veprimtarisë pritet të thellohet edhe miqësia ndërmjet Radios Kombëtare Bullgare dhe Akademisë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” me nënshkrimin e Marrëveshjes së Partneritetit. Të dy institucionet kombëtare do të përfaqësohen nga Milen Mitev - Drejtor i Përgjithshëm i BNR-së dhe Prof. Sava Dimitrov - Rektor i Akademisë.
Redaktor: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes dhe pedagoges vokale Neli Andreeva dhe dirigjentit, kompozitorit, aranzhuesit dhe instrumentistit..