Prodhuesit e drithërave nga Bullgaria Veriore dolën për të protestuar. Me mbi 50 traktorë, fermerë nga rajonet e qyteteve Ruse, Pleven dhe Veliko Tërnovo bllokuan për një kohë të shkurtër rrugën Ruse-Pleven afër fshatit Gorna Studena. Importet pa taksa të grurit dhe lulediellit nga Ukraina do të çojnë në falimentimin e kooperativave bujqësore, sepse çmimet më të ulëta e bëjnë prodhimin bullgar jo konkurrues, thanë protestuesit. Ata insistojnë edhe në shtyrjen e planit strategjik në bujqësi, sepse do të humbasin subvencionet evropiane. Të pakënaqurit pranuan një deklaratë proteste për ministrin e bujqësisë dhe qeverisë së përkohshme, në të cilën deklarojnë se depot janë plot me grurë të pashitur dhe nuk mund të paguajnë kontraktorët e tyre.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..