Komisioni Evropian nuk do të përgatisë një dokument shtesë për Bullgarinë në kuadër të raportit për sundimin e ligjit në korrik. Kështu deklaroi për BNR Komisioneri Evropian për Drejtësinë, Didier Reynders. Një kërkesë të tillë të mundshme nga Holanda e ka përmendur javën e kaluar edhe ministri i punëve të brendshme, Ivan Demerxhiev. Raporti i veçantë duhet të shërbejë si bazë për heqjen e vetos holandeze kundër pranimit të Bullgarisë në Shengen, njoftoi në atë kohë Demerxhiev.
Komisioneri evropian Reynders përkujtoi se raportet janë përgatitur duke përdorur të njëjtën metodologji për të gjitha vendet anëtare dhe bëri të ditur se deri më tani nuk është pranuar asnjë kërkesë nga Holanda në Komision për një raport të tillë.Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..