Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev së bashku me ekipin e filmit "Navalny" fituan çmimin "Oskar" në kategorinë "Dokumentar". Një muaj më parë, filmi u nderua me çmimin prestigjioz britanik BAFTA, por bullgari në atë kohë i kërkuar nga Rusia nuk u lejua në ceremoni për arsye sigurie.
“Ne i detyrohemi kaq shumë Hristo Grozevit – bullgarit tonë. Hristo, ti rrezikove gjithçka për të treguar këtë histori”, iu drejtua drejtori i i filmit "Navalny" Daniel Roher në Teatrin Dolby në Los Angeles. Gazetari investigativ dhe një pjesë e familjes së liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i dëbuar nga Kremlini në një koloni ndëshkimore, u ngjit gjithashtu në skenë për të dorëzuar çmimin.
“Burri im është në burg sepse tha të vërtetën dhe mbrojti demokracinë. Alexei, ëndërroj ditën kur ti dhe vendi ynë do të jeni të lirë”, deklaroi gruaja e tij.
"Çmimi "Oskar" është i dobishëm në mënyrë pragmatike, - komentoi më vonë Hristo Grozev për bTV. - Tani filmi do të shikohet nga të paktën 20 milionë njerëz të tjerë. Kjo do të thotë që shikuesit do të njihen me faktet që ne paraqesim në këtë film: Rusia ka një program për të vrarë dhe eliminuar qytetarët e saj, të cilët kanë guximin të dalin kundër qeverisë ose të kandidohen për president.
"Navalny" gjurmon komplotin në lidhje me helmimin e politikanit të opozitës ruse më 20 gusht 2020 dhe rolin e Kremlinit në atentat. "Filmi ishte kryesisht bullgar - ideja është bullgare, një pjesë e madhe e financimit në fillim ishte e imja," tha Hristo Grozev, i cili është përfshirë në hetimet e shërbimeve sekrete ruse që nga viti 2014. Ai shpjegoi për Nova TV se filmi u realizua në fshehtësi të plotë për shkak të monitorimit të vazhdueshëm dhe tentativave dezinformuese nga Rusia.
“Nga informacionet që mora nga njerëzit e afërt të Putinit, kuptova se pasi pa filmin, ai u tërbua. Mendoj se filmi ka të bëjë me rrezikun për jetën time”, theksoi gazetari investigativ. I pyetur nëse kishte frikë, ai tha se nuk kishte: "Çështja ëahtë më tepër që të shmang rreziqet në mënyrë që të vazhdoj të bëj punën time sa më gjatë".
Të tjerë bullgarë që kanë prekur çmimet "Oscar" janë aktori Dimitër Marinov - ai mori pjesë në filmin "Libri i gjelbër" i regjisorit Peter Farrelly, Georgi Borshukov për efektet vizuale në "Matrix", Vlladimir Kojllazov për kontributin në tërësi në kategorinë “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: EPA/BGNES
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..