Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie të drejtpërdrejtë për mjedisin në të cilin Bullgaria funksionon dhe zbaton politikën e saj të jashtme, tha në qytetin Sandanski, Bullgari Jugperëndimore, ministri në detyrë i jashtëm Nikollaj Millkov. Ai hapi seminarin e 16-të ndërkombëtar "Shkolla Dimërore e Diplomacisë" për diplomatë nga BE-ja, Evropa Juglindore dhe Deti i Zi.
“Bullgaria mbron të drejtat e bashkatdhetarëve tanë në këto vende dhe të njerëzve që kanë vetëdije bullgare dhe ndihen bullgarë. Kjo nuk bie ndesh me qëllimin tonë për integrim të shpejtë të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, respektimi i të drejtave të njeriut dhe rregullave të asociimit, lufta kundër gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes, janë kriter për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE”, theksoi Millkov.Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..