Shpresoj se Bullgaria do të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, tha zëvendëskryeministri në detyrë për menaxhimin e fondeve evropiane Atanas Pekanov para një debati ekspertësh në Sofje me temën "A është Bullgaria gati për Eurozonën?". Është vetëm çështje kohe kur Bullgaria të përmbushë kriteret e deficitit teknik dhe inflacionit, tha Pekanov.
Ai shpjegoi se Bullgaria është anëtare e BE-së prej 15 vitesh, dhe qytetarët dhe bizneset bullgare shpesh bëjnë transaksione në leva dhe euro. Dërgohen mbi 1.5 miliardë euro në Bullgari, por gjatë konvertimit humbet një pjesë e shumës, theksoi zëvendëskryeministri. 45 për qind e eksporteve bullgare dhe 35 për qind e importeve janë të lidhura me vendet e eurozonës. "Ekonomia bullgare lëviz me atë të eurozonës, e cila do të thotë që ne jemi gati sa më shpejt të hyjmë në Eurozonë”, ka përfunduar Pekanov.Ekuipazhi i një anijeje mallrash me flamur Kameruni me 10 marinarë ukrainas në bord u shpëtua në një operacion të udhëhequr nga Qendra e Koordinimit Detar në Varna, njoftoi kreu i saj Rumen Nikollov. Anija "EILEEN" u fundos me shpejtësi për shkak të..
Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e..