Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar forcimin e kufirit bullgaro-turk si prioritet në masat operacionale kundër migracionit të paligjshëm. Pas përfundimit të ditës së parë të takimit të liderëve europianë, ajo kujtoi se, me kërkesë të Këshillit Europian, ka përgatitur një letër në të cilën ka prezantuar veprimet e Komisionit për Paktin për Migracionin dhe Azilin, transmetoi nga Brukseli korrespondentja e BNR Angelina Piskova.
“Sa u përket masave operacionale, fokusi ishte dhe mbetet mbi të gjitha puna për forcimin e kufirit bullgaro-turk, inicimi i dy projekteve pilot për menaxhimin e kufirit – si i trajtojmë emigrantët që mbërrijnë në kufi, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Rumani, si dhe tregimi i praktikave më të mira në procedurat e shpejta të azilit apo kthimit”, shtoi ajo.
Ne i ndihmojmë fermerët evropianë që duhet të përballen me pasojat e tregut të eksportit të grurit ukrainas dhe furnizimit të tij në tregun evropian, shtoi von der Leyen. “Vendet më të prekura nuk duhet të vuajnë nga hapja e “korridoreve të gjelbra” për eksportin e drithit nga Ukraina. Në fillim siguruam mbi 56 milionë euro, por kjo nuk mjafton dhe mirëpres propozimin e Rumanisë për të rritur shumën”, shpjegoi von der Leyen.Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Nuk ka interes të deklaruar investitorësh nga një blerës i ri dhe negociata për shitjen e "Lukoil Neftohim Burgas". Kjo u njoftua nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov për BNT. Stankov iu referua përfaqësuesit të shtetit në Bordin Mbikëqyrës të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi...
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi..