Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ora e Tokës” – fikim dritat dhe sjellim dritë mbi problemet e specieve në zhdukje

Foto: Facebook/WWFBulgaria

Më 25 mars do të fikim dritat për një orë për të mbështetur planetin, por në të njëjtën kohë të sjellim dritë mbi problemin e habitateve të kufizuara të kafshëve të egra në Bullgari. Në kuadër të fushatës globale “Ora e Tokës”, organizata për mbrojtjen e natyrës WWF në Bullgari ka nisur një iniciativë për rikuperimin e popullatave të rrëqebullit dhe blirit të Danubit në trojet tona, të quajtur “Shtëpi e Përbashkët. Një e ardhme e përbashkët”.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen mishngrënësit e mëdhenj në Bullgari është nevoja e tyre për territore të mëdha dhe nevoja për të pasur një lidhje midis habitateve të tyre, të cilat nuk gjenden gjithmonë brenda kufijve të vetëm një shteti. Për të përballuar këtë problem, ambientalistët po marrin iniciativa për shpalljen e territoreve të reja me shkallë të ndryshme mbrojtjeje, pasi parqetdhe rezervatet natyroreaktualisht zënë vetëm 5% të territorit të vendit tonë. Në këtë mënyrë do të bashkohen habitatet dhe do të krijojnë kushte për kthimin e specieve të zhdukura prej kohësh në vendin tonë.

                              Rrëqebulli është një legjendë në mbretërinë tonë pyjore

Dikur rrëqebulli ka qenë një specie e kyçe në gjerësinë tonë gjeografike, në Bullgari konsiderohet i zhdukur që nga viti 1941, kur u vra dhe rrëqebulli i fundit i Ballkanit i regjistruar zyrtarisht në vendin tonë.

       Jo më pak alarmante është situata me dinosaurët e Danubitqë janë shumë të rrezikuar

Rrjedha e poshtme e lumit, në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë, është shtëpia e popullatave të fundit të blirit të Danubit, që shumohen në një habitat natyral në Bashkimin Evropian. Duke mbijetuar për 200 milionë vite me rradhë, ata tani përballen me një sërë pengesash që bllokojnë rrugët e tyre të migrimit dhe shkatërrojnë vendet e vezëve.

Prandaj, këtë pranverë, nisma më e madhe globale kushtuar mbrojtjes së planetit - "Ora e Tokës" - do të zhvillohet në Bullgari nën logon e WWF për të ringjallur habitatet natyrore.

Përgatitinë shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/WWFBulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Enjten e Madhe rijetojmë ditët e fundit tokësore të Shpëtimtarit

Të Enjten e Madhe, të krishterët ortodoksë rijetojnë ditët e fundit të jetës tokësore të Jezu Krishtit dhe kujtojnë vuajtjet, vdekjen dhe varrimin e Tij.Besimtarët nderojnë ngjarjet rreth Darkës së Fundit të Shpëtimtarit me apostujt dhe profecinë e..

botuar më 24-05-02 11.31.PD

Një vendim për një spital privat për fëmijë trazoi shoqërinë

Diskutime të ashpra në shoqëri shkaktoi një vendim i qeverisë nga mbledhja e 30 prillit për t'i dhënë dritën jeshile ndërtimit të spitalit të përgjithshëm privat "Mama dhe unë" me mbi 400 shtretër. Institucioni mjekësor, i cili përfshin një..

botuar më 24-05-01 4.21.MD

Dita e 1 majit - për tregun e punës në Bullgari dhe ndikimin e inteligjencës artificiale

Më shumë se 30 vjet, pas ndryshimeve demokratike në vendin tonë në vitin 1989,  Dita e 1 Majit vazhdon të jetë festë zyrtare dhe ditë pushimi, por autoritetet shtetërore nuk janë më të përfshira në organizimin e manifestimeve masive, siç ka qenë në të..

botuar më 24-05-01 7.00.PD