Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ora e Tokës” – fikim dritat dhe sjellim dritë mbi problemet e specieve në zhdukje

Foto: Facebook/WWFBulgaria

Më 25 mars do të fikim dritat për një orë për të mbështetur planetin, por në të njëjtën kohë të sjellim dritë mbi problemin e habitateve të kufizuara të kafshëve të egra në Bullgari. Në kuadër të fushatës globale “Ora e Tokës”, organizata për mbrojtjen e natyrës WWF në Bullgari ka nisur një iniciativë për rikuperimin e popullatave të rrëqebullit dhe blirit të Danubit në trojet tona, të quajtur “Shtëpi e Përbashkët. Një e ardhme e përbashkët”.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen mishngrënësit e mëdhenj në Bullgari është nevoja e tyre për territore të mëdha dhe nevoja për të pasur një lidhje midis habitateve të tyre, të cilat nuk gjenden gjithmonë brenda kufijve të vetëm një shteti. Për të përballuar këtë problem, ambientalistët po marrin iniciativa për shpalljen e territoreve të reja me shkallë të ndryshme mbrojtjeje, pasi parqetdhe rezervatet natyroreaktualisht zënë vetëm 5% të territorit të vendit tonë. Në këtë mënyrë do të bashkohen habitatet dhe do të krijojnë kushte për kthimin e specieve të zhdukura prej kohësh në vendin tonë.

                              Rrëqebulli është një legjendë në mbretërinë tonë pyjore

Dikur rrëqebulli ka qenë një specie e kyçe në gjerësinë tonë gjeografike, në Bullgari konsiderohet i zhdukur që nga viti 1941, kur u vra dhe rrëqebulli i fundit i Ballkanit i regjistruar zyrtarisht në vendin tonë.

       Jo më pak alarmante është situata me dinosaurët e Danubitqë janë shumë të rrezikuar

Rrjedha e poshtme e lumit, në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë, është shtëpia e popullatave të fundit të blirit të Danubit, që shumohen në një habitat natyral në Bashkimin Evropian. Duke mbijetuar për 200 milionë vite me rradhë, ata tani përballen me një sërë pengesash që bllokojnë rrugët e tyre të migrimit dhe shkatërrojnë vendet e vezëve.

Prandaj, këtë pranverë, nisma më e madhe globale kushtuar mbrojtjes së planetit - "Ora e Tokës" - do të zhvillohet në Bullgari nën logon e WWF për të ringjallur habitatet natyrore.

Përgatitinë shqip: Kostandina Bello

Foto: Facebook/WWFBulgaria



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

6240 harabela u numëruan nga vullnetarët në mbarë Bullgarinë

Më 27 prill, vullnetarë nga gjithsej 465 rajone në të gjithë Bullgarinë morën pjesë në edicionin e tetë të fushatës "Ne numërojmë harabelat" të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. U numëruan gjithsej 6240 harabela të tre llojeve - shtëpiake,..

botuar më 24-04-30 3.51.MD

Gjysma e popullsisë së Bullgarisë jeton në dy nga gjashtë rajonet e vendit

Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e..

botuar më 24-04-29 3.52.MD

Çfarë festojmë të Dielën e Dafinave dhe cilat janë vizitat e Zotit në jetën tonë?

“Bekuar qoftë mbreti që vjen në emër të Zotit! Paqe në qiell e lavdi në lartësitë e qiejve!” (Luka 19:38) Me këto britma gëzimi, të cilat Kisha i kujton Të Dielën e Dafinave, Jezu Krishti u mirëprit në Jerusalem me shpresën e..

botuar më 24-04-28 5.45.PD