Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti do të subvencionojë 80% të kostos së ujit për vaditje

Foto: BGNES

Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i bujqësisë Javor Geçev tha se kjo “do të jetë një frymë e freskët për fermerët, por edhe për konsumatorët”.

Sa i përket regjistrit elektronik të monitorimit të ushqimeve, ai do të ndjekë çdo hap në tregtinë me shumicë, si sa i përket cilësisë ashtu edhe sa u përket çmimeve të ushqimit. Sipas ministrit Geçev, do të mbulohen të gjitha llojet e ushqimeve, përfshirë pijet si uji mineral dhe birra. Do të ketë gjithashtu një departament të veçantë për drithërat dhe kulturat vajore dhe çdo silos në Bullgari do të kontrollohet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zyra e Prokurorit Evropian heton projekte në Bashkinë e Plovdivit

Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me përmirësimin e hapësirave të gjelbra urbane dhe publike në qytet, njoftoi Përfaqësia e PE-së në..

botuar më 25-10-20 4.38.MD

Zyra e Prokurorit Evropian heton një fermë fiktive të midhjeve në Detin e Zi

Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine në komunën e Nesebërit kanë nxitur një hetim nga Zyra e Prokurorit Evropian. Projekti u..

botuar më 25-10-20 2.24.MD
Apostolos Xixikostas

Vendet e Ballkanit Lindor janë gati të nënshkruajnë një memorandum transporti

Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për transport dhe turizëm, Apostolos Xixikostas. Ai theksoi se në nëntor, në Bruksel, do të nënshkruhet një..

botuar më 25-10-20 11.55.PD