Shteti do të financojë 80% (pa TVSH) të ujit të vaditjes për fermerët, si masë kundër ushqimeve të shtrenjta, transmetoi BNT. Në një konferencë për media për prezantimin e platformës informative me çmime krahasuese të ushqimeve, ministri i bujqësisë Javor Geçev tha se kjo “do të jetë një frymë e freskët për fermerët, por edhe për konsumatorët”.
Sa i përket regjistrit elektronik të monitorimit të ushqimeve, ai do të ndjekë çdo hap në tregtinë me shumicë, si sa i përket cilësisë ashtu edhe sa u përket çmimeve të ushqimit. Sipas ministrit Geçev, do të mbulohen të gjitha llojet e ushqimeve, përfshirë pijet si uji mineral dhe birra. Do të ketë gjithashtu një departament të veçantë për drithërat dhe kulturat vajore dhe çdo silos në Bullgari do të kontrollohet.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..