Daniella Marinova - një bullgare që jeton në Spanjë, kompozoi një këngë për djalin e saj Ian, i cili është autist, me rastin e Ditës Botërore të Informimit për Autizmin - 2 prill dhe e shpërndau atë në një video në YouTube. Kënga, e cila quhet "Ky është unë" /Así soy yo/, tregon për jetën e djalit të saj dhe i kushtohet gjithashtu binjakes së tij Mikaela. Daniella Marinova i tha BNR se ajo e ka kompozuar këngën për shokët e klasës së djalit të saj "sepse fëmijët e informuar i normalizojnë dallimet". Shumë mësues të tjerë e pëlqyen këngën dhe ua luajnë nxënësve të tyre.
Nëna po lufton me perceptimin masiv të autizmit si një sëmundje. Si të gjithë fëmijët, edhe Ian i pëlqen të qeshë, të luajë, të gatuajë, të këndojë, të studiojë botën deri në detajet më të vogla. Ai ka një kujtesë të mahnitshme. I pëlqejnë numrat, shkronjat, librat, enigmat, muzikën dhe kafshët. Ai është i mirë në mësimin e gjuhëve të huaja dhe është shumë dashamirës”, thotë nëna, duke u kërkuar njerëzve që t'i pranojnë njerëzit autistë ashtu siç janë dhe të mos përpiqen t'i ndryshojnë sipas kuptimit të tyre për normalitetin.Përmes opsioneve të Youtube, teksti i këngës del në gjuhë të ndryshme.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën..