Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremlini qortoi Bullgarinë dhe Republikën Çeke për riparimin e helikopterëve rusë për ushtrinë ukrainase

Foto: avionams.com

"Riparimi dhe modernizimi i helikopterëve rusë me qëllim të transferimit të tyre të mëvonshëm në Ukrainë është një shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare të Bullgarisë dhe Republikës Çeke." Ky qëndrim u njoftua nga Shërbimi Federal Rus për Bashkëpunim Teknik Ushtarak, cituar nga TASS. Institucioni pretendon se kompanitë shtetërore bullgare "Avionams" dhe "Terem-Letec" dhe ajo çeka "Lom Praga" po vazhdojnë të riparojnë dhe modernizojnë helikopterët luftarakë të prodhuar në BRSS dhe Rusi, dhe të dërgojnë një pjesë të makinerive në Ukrainë. Agjencia kujton se në korrik Rusia ka pezulluar licencat e tre ndërmarrjeve për shkak të veprimeve armiqësore të Sofjes dhe Pragës, dhe ato nuk lejohen të kryejnë aktivitete në lidhje me mirëmbajtjen ose riparimin e helikopterëve rusë.

Të paktën gjashtë raketa ruse goditën qytetin ukrainas të Harkov mbrëmë, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov. Nuk dihet ende nëse ka viktima. Ka pasur viktima në sulmet në rajonin Sumska. Rusia ka përdorur sulme me raketa dhe dron kundër një sërë objektivash në Ukrainë për muaj të tërë në një përpjekje për të çaktivizuar infrastrukturën kritike, raportoi Reuters. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase njoftoi se trupat e saj zmbrapsën disa sulme ruse të kryera njëkohësisht në pika të ndryshme në frontin lindor.

Në ditën e 400-të të luftës, presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se fitorja mbi pushtuesit rusë është vetëm çështje kohe.

Përktheu dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..

botuar më 25-10-23 7.40.MD
Rumen Radev

Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga shtrirja tyre strategjike gjeografike

“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..

botuar më 25-10-23 5.52.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov për kazusin me “Lukoil”: Mund të mbetemi pa karburant në ndonjë moment

Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..

botuar më 25-10-23 2.42.MD