Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia është e vendosur të përfundojë gardhin kufitar me Turqinë përgjatë lumit Marica

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis tha se gardhi në kufirin me Turqinë përgjatë lumit Marica (Euros) do të ndërtohet, pavarësisht nëse do të bëhet me para evropiane apo jo, transmeton ANA-MPA. Pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për 21 maj, Micotakis është në një turne të fushatës  parazgjedhore në rajonin e Maqedonisë Lindore dhe Trakisë. Ai theksoi se 4 vite më parë premtoi se ekonomia do të kthehet në dinamikën e rritjes. “Sot Greqia është kampione e rritjes në Evropë, në vitin 2022 patëm 6 për qind rritje”, tha Micotakis. Sondazhet sociologjike që nga aksidenti tragjik i trenit në Tempe treguan një rënie prej 3 për qind të mbështetjes për partinë në pushtet “Demokracia e Re”, por partia ruan një epërsi ndaj opozitës.

Kryeministri kroat shprehu gatishmërinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kufitare me Slloveninë

Andrej Plenkoviç dhe Robert Gollob

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjen për kufirin tokësor dhe detar të Kroacisë me Slloveninë, njoftoi BTA. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Bërdo pranë Kranit, kryeministri slloven Robert Gollob tra, se nuk do të braktisë vendimin e arbitrazhit të Hagës 6 vjet më parë, i cili i dha Lubjanës 80 për qind të Gjirit të Piranit. Kroacia vazhdon të mos e njohë vendimin dhe autoritetet kroate gjobisin rregullisht peshkatarët sllovenë, të cilët apeluan në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg. Autoritetet sllovene gjithashtu gjobisin rregullisht peshkatarët kroatë në gji. Gollob dhe Plenkoviç diskutuan nënshkrimin e një marrëveshjeje për solidaritetin energjetik, bashkëpunimin në termocentralin e Krushkos dhe zgjerimin e furnizimeve në Evropë përmes terminalit të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk.

Rumania dhe Polonia po krijojnë një partneritet strategjik

Mateush Moravecki dhe Kllaus Johanis

Në një takim të përbashkët qeveritar në Bukuresht, Rumania dhe Polonia vendosën të diskutojnë së bashku me Komisionin Evropian “gjurmueshmërinë e eksporteve nga Ukraina” për të parandaluar dëmtimin e fermerëve nga “spekulimet”. Lidhjet e ngushta me Poloninë në siguri dhe mbrojtje duhet të kombinohen me bashkëpunimin ekonomik brenda potencialit të ofruar nga dy ekonomitë, tha presidenti rumun Kllaus Johanis pas një takimi me kryeministrin polak Mateush Moravecki. Tregtia dypalëshe në vitin 2022 arriti një rekord prej gati 11 miliardë eurosh, njoftoi kryeministri Nikollae Çuka. Gjatë diskutimit për sigurinë në krahun lindor të NATO-s dhe rajonin e Detit të Zi, u shpreh mbështetje për projektet e përbashkëta “Rail2Sea” dhe “Via Carpathia” në kuadër të iniciativës “Tri detet”, bën të ditur AGERPRES.

Në Serbi po rriten tarifat

Tarifa në Serbi rritet me 14 për qind që nga 1 prilli. Pas fundit të muajit mars, çmimi për kalimin e rrugës Beograd - Preshevë për në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për vetura do të jetë 1690 dinarë serb (rreth 14 euro). Nga Beogradi në Caribrod në kufirin bullgar - do të paguhen 1490 dinarë (12.5 euro). Shfrytëzimi i rrugës nga Presheva për në Caribrod do të jetë 1180 dinarë (10 euro). Nga Beogradi në Shid në Kroaci taksa është 480 dinarë (4 euro). Nga Beogradi në Suboticë deri në kufirin me Hungarinë do të kushtojë 720 dinarë (6 euro). Nga kryeqyteti deri në qytetin qendror serb Çaçak, rruga do të kushtojë 530 dinarë (4.5 euro). Për përdoruesit e tarifës elektronike (ENP), ka një zbritje prej 6 për qind në çmimet e përditësuara, transmeton Tanjug.

Kryeministri maqedonas pyet pse nuk mund të shikohet televizioni MRT në Bullgari

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski do të takohet me drejtorin e televizionit shtetëror MRT dhe institucionet përgjegjëse. Ai kërkoi shpjegim se pse programi televiziv kombëtar nuk mund të transmetohet jashtë vendit. Sipas tij, kontrata ndërmjet Televizionit Kombëtar Bullgar - BNT dhe MRT, u nënshkrua ashtu që programet e të dy televizioneve të mund të transmetohen pa pagesë në territorin e shtetit fqinj. Por sipas kontratës së transmetimit të MRT-së, ofruesi i shërbimit nuk lejon shkarkimin pa pagesë të sinjalit nga operatorët e vendeve të tjera. Problemi është krijuar kohë më parë, saktësoi Kovaçevski. Ai tha se do të pyesë edhe palën bullgare pse programi i MRT nuk transmetohet në Bullgari, kurse kanali për bullgarët jashtë vendit BNT4 transmetohet në Maqedoninë e Veriut, njofton BGNES.

Përpilues:Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: apnews.com, BTA, Klaus Iohannis/ tweeter, Tanjug, ssnm.org.mk

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD