Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga fillimi i ditës së zgjedhjeve, 45 makineri dhanë defekt

Rosica Mateva
Foto: BGNES

Deri në orën 11:30 në KQZ u denoncuan 45 makineri në të gjithë vendin që nuk punojnë. Para mediave, zëdhënësja e komisionit, Rosica Mateva, kujtoi se në zgjedhjet e 2 tetorit kishte 32 pajisje me defekt, ndërsa në zgjedhjet e 14 nëntorit 2021 rreth 67. Mateva komentoi edhe sinjalet e marra se fletëvotimet nga votimi me makinë nuk vulosen. Ajo kujtoi Kodin Zgjedhor, ku shkruhet se në çdo fletëvotim të printuar me makinë vendoset një vulë dhe u kërkoi Komisioneve Sektoriale Zgjedhore që ta bëjë këtë. Sa i përket fletëvotimeve të vendosura pa vulë në kuti, ato do të numërohen si votë reale, saktësoi Mateva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Asetet e “Lukoil”-it do të shiten vetëm me leje nga shteti

Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..

botuar më 25-10-24 12.02.MD
Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD