E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.

Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESPër të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..
Më 19 tetor nderojmë kujtimin e mbrojtësit qiellor të Bullgarisë – Shën Joan Rillski, Çudibërësi. Ai është themeluesi i Manastirit të Shenjtë të Rillës – qendra më e madhe dhe me ndikimin më të madh shpirtëror në Bullgari. Mendohet se Joan Rillski..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I..