E Diela e Dafinave (Cvetnica, ose Vrëbnica) është një festë e pritur dhe shumë e dashur nga të gjithë të krishterët. I kushtohet pritjes solemne të Jezu Krishtit në Jerusalem dhe festohet gjithmonë të dielën para Pashkëve.
Sipas asaj që është shënuar në Shkrimet e Shenjta, në këtë ditë Biri i Zotit hyn në qytetin e shenjtë, i mirëpritur nga njerëzit me degë ulliri, palme dhe dafine dhe me thirrjet "Hosana". Kjo është arsyeja se pse festa është e njohur si e Diela e Palmave ndër katolikët dhe Dita e Dafinave ndër ortodoksët. Në kishat kremtohet Liturgjia e Shenjtë dhe shpërndahen degë shelgu të shenjtëruara, të cilat laikët i marrin në shtëpi për shëndet.
Për agjëruesit e Pashkëve, lejohet vendosja e peshkut në tryezën e tyre. Dhe nga e nesërmja fillon Java e Madhe - ditët e fundit të jetës së Jezu Krishtit, në të cilat ai merr përsipër mëkatet e të gjithë racës njerëzore, në emër të shpëtimit të njerëzimit.

Përveç simbolikës dhe ritualit fetar, Cvetnica është një festë shumë personale për të gjithë bullgarët me emra lulesh. Në vendin tonë janë më shumë se 360 mijë persona që do të mirëpresin sot të afërmit dhe miqtë për të festuar bukurinë e emrave që mbajnë dhe për t'i uruar njëri-tjetrit shëndet e hir.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: BGNESPër herë të parë, Himni i Pavarësisë u dëgjua më 22 shtator 1908 në qytetin bregdetar të Detit të Zi, Burgas. Autori i melodisë dhe tekstit – dirigjenti ushtarak Georgi Shagunov – ka shënuar në faqen e parë të partiturës se himni është shkruar dhe..
Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..
Martiret e Shenjta Vjara (Besa), Nadezhda (Shpresa) dhe Ljubov (Dashuria) ishin tri motra të lindura në Romë në shekullin II. Nëna e tyre, Shën Sofia, ishte një vejushë e devotshme dhe e krishterë, e cila i rriti bijat e saj në dashuri për Zotin Jezu..
Më 11 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare përkujton Shën Minain, martir të madh dhe mrekullibërës, i cili vuajti për Krishtin në Egjipt në shekullin IV. I..
Më 10 nëntor mbushen 36 vjet nga fillimi simbolik i tranzicionit nga sistemi njëpartiak drejt demokracisë në Bullgari. Një ditë pas rënies së Murit të..