Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fabrika e lokomotivave dhe vagonëve në Ruse do të pranojë përsëri trenat për riparim

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives

Në Ruse u hodh fillimi i linjës së parë hekurudhore në Bullgari, që lidh qytetin me kryeqytetin e sotëm detar, Varnën. Në vitin 1866, kur trenat lëviznin përgjatë lumit Danub, u krijua një punishte për riparim, e cila u shndërrua shpejt në një ndërmarrje të madhe me mijëra punëtorë dhe me rëndësi të madhe për qytetin. Nuk ka pothuajse asnjë familje në Ruse që nuk është e lidhur në një farë mënyre me fabrikën e lokomotivave dhe vagonëve në qytet.

Pas vitesh harrimi, një investitor bën përpjekje për ta rimëkëmbur fabrikën, e cila e ndërpreu aktivitetin në vitin 2013. “Pas një dekade prishjeje, 50 ndërtesat në kantier janë në gjendje kritike, së bashku me 10 kilometra rrugë hekurudhore të pashfrytëzuara. E gjithë kjo gjendet në 178 hektarë”, thotë Pllamen Shopov – pronar i kompanisë së re “Uzina për Lokomotiva dhe Vagonë”. Puna për restaurimin e saj ka filluar që nga fundi i vitit 2020 dhe tashmë është bërë jo pak. Salla e kontrollit teknik dhe e riparimeve të lokomotivave është pajisur me instrumentet e nevojshme, dhe do të hapet sërish gjatë këtij prilli. Linjat hekurudhore industriale janë restauruar, janë gati për funksionim dhe tashmë po presin vagonët e parë që duhet të riparohen. Fillimisht aty do të punojnë rreth 30 persona, 150 të tjerë do të punësohen pas hapjes së punishtes së vagonëve, por që të fillojë prodhimi do të nevojiten rreth 500 punëtorë.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Facebook / Express Service - Bulgarian Locomotives




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNB pret që Bullgaria të përmbushë kriterin e stabilitetit të çmimeve për eurozonën

Bullgaria mund të përmbushë kriterin e konvergjencës për stabilitetin e çmimeve, i kërkuar për anëtarësimin në eurozonë, që në janar 2025 dhe të vazhdojë ta zbatojë atë për pjesën tjetër të vitit. Këtë e parashikon Banka Kombëtare Bullgare (BNB) në..

botuar më 25-01-29 1.51.MD

Hapet zyrtarisht Dhoma e Tregtisë Bullgari-Shqipëri

Ditën e sotme, më datën 27 janar 2025, u zhvillua ceremonia e hapjes së Dhomës së Tregtisë Bullgari-Shqipëri. Kjo është një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje, z. Ivan Anchev, themelues i Arkadia Solution Ltd dhe..

botuar më 25-01-27 9.05.MD

Banka Kombëtare Bullgare vendos obligacione me borxh të ri të brendshëm afatshkurtër dhe afatmesëm

Më 27 janar, në tregun vendas do të ofrohen letra shtetërore me vlerë për 150 milionë euro, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare (BNB). Obligacionet do të maturohen për 7 vjet dhe do të kenë një interes vjetor prej 3.25%. Më 20 janar, BNB mbajti ankandin e..

botuar më 25-01-22 11.28.PD