Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kievi dhe disa qytete ukrainase u goditën nga raketa

Foto: Facebook/UA.National.Police/

Herët në mëngjes, Kievi dhe disa qytete ukrainase u goditën nga raketa ruse dhe një grua dhe një fëmijë tre vjeçar vdiqën në Dnipro. Sipas agjencisë Interfaks, kishte shpërthime gjatë natës në Dnipro, Kremençuk dhe Poltava në Ukrainën qendrore, si dhe në rajonin jugor NIkollaev. Fotot e një ndërtese apartamentesh që digjet në Uman u përhapën në mediat sociale.

Më shumë se 1550 automjete të blinduara, 230 tanke, pajisje të tjera luftarake dhe një sasi e madhe municionesh u dorëguan tashmë në Ukrainë, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg në një konferencë në selinë e Aleancës. Kjo përfaqëson 98% të pajisjeve të premtuara në mbështetje të kundërsulmimit të pritshëm të forcave ukrainase. “Ukraina duhet të vendosë se cilat janë kushtet dhe formatet për negociatat e paqes. Çdo mundësi e negociatave kuptimplote kërkon që Ukraina të ketë ndihmën e nevojshme ushtarake për t’i dërguar një mesazh Vlladimir Putinit se ai nuk do të fitojë në fushën e betejës”, tha Stoltenberg. Ai përshëndeti bisedimet mes presidentëve kinezë dhe ukrainas, por kujtoi se Pekini ende nuk e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ukraina përmbushi shtatë rekomandimet e Komisionit Evropian për marrjen e statusit të një anëtari kandidat në BE dhe do të kryejë reformat e nevojshme për t’iu bashkuar komunitetit pavarësisht pushtimit rus, tha në një konferencë për shtypin në Romë kryeministri ukrainas Denis Shmgall, i cili mori pjesë në një konferencë për remëkëmbjen e vendit. Në një audiencë me Papa Françeskun, ministri i kërkoi Papës të punojë për kthimin e shumë fëmijëve ukrainas në shtëpi - disa prej tyre jetimë të dëbuar në Rusi. Denis Shmigall ftoi kreun e Kishës Katolike Romake për të vizituar Ukrainën.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..

botuar më 25-10-23 7.40.MD
Rumen Radev

Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga shtrirja tyre strategjike gjeografike

“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..

botuar më 25-10-23 5.52.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov për kazusin me “Lukoil”:

Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..

botuar më 25-10-23 2.42.MD