Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lugina e lumit Rusenski Llom dhe fenomenet e saj turistike

Foto: rusenski-lom.bg

Rrjedhja e lumit Danub përgjatë territorit të Bullgarisë, si dhe rajonet e ngjitur, ende janë të panjollosur nga turizmi masiv, për kënaqësinë e njohësve të natyrës së egra ose dashamirësve të adrenalinës.

“Kur flasim për turizmin në rajon, e kemi fjalën për shtratin e lumit Danub - nga qyteti Svishtov deri në Tutrakan dhe, natyrisht, luginën e lumit Rusenski Lom” - tha Prof. Dr. Nikollaj Nenov, drejtor i Muzeut Historik Rajonal në Ruse, në një intervistë për Radio Bullgarinë. Në zonë ka vila malore, shpella, rezervate natyrore dhe një sërë kishash shkëmbore, më të famshmet prej të cilave ndodhen pranë fshatit Ivanovo dhe janë nën egjidën e UNESCO-së. Një tjetër fenomen i rëndësishëm kulturor dhe historik është qyteti mesjetar Çerven, i cili është i hapur për vizita pa ditë pushimi.


Prof. Nenov rekomandon aventurierët të kërkojnë “thesaret” e fshehura përgjatë luginës së lumit Rusenski Lom.

“Në afërsi të disa prej fshatrave, si Besarbovo dhe Tabaçka, për shembull, ka shkëmbinj për t’u ngjitur me shkallë të ndryshme vështirësie. Ata i njohin edhe rumunët, të cilët vijnë shpesh këtu, në jug të Danubit, të shtyrë nga shpirti i tyre aventurier. Këta njerëz i njohin edhe vendet më të vështira për t’u arritur, si shpella “Vodna” pranë fshatit Tabaçka. Ky është një itinerar relativisht i mirë dhe i lehtë për njerëzit me përvojë. Nuk kërkohet aq shumë ngjitja, sesa këpucë të mira dhe ndjekja e shenjave. Kjo zgavër shkëmbi daton që nga kohërat parahistorike. Aty ka një altar trak dhe një burim shërues. Dhe në krye të kësaj, mbi mure qëndrojnë ende mbishkrime romake nga antikiteti, që tregojnë se kush erdhi dhe sa denarë i dhuroi shenjtërores. Vendi është unik! Dhe vetëm pak metra larg shpellës “Vodna”, ndodhet një tjetër shpellëoshënari, e cila i përket një murgu të shekullit të XIII-të. Objekti ende vizitohet shumë rrallë sepse nuk dihet, por është pikërisht një nga vendet në rajon që lidhet me adrenalinën dhe aventurat”, thotë prof. Nenov.


Shtigjet e ngjitjes në shkëmb afër fshatrave Tabaçka dhe Besarbovo janë me vështirësi të ndryshme dhe janë të pajisura me grepa të përshtatshme. Megjithatë, alpinistët duhet të sjellin litarë, kujton prof. Nenov. Dhe sigurisht, një ndalesë e detyrueshme për çdo vizitor të zonës është manastiri i mrekullueshëm shkëmbor pranë fshatit Besarbovo “Shën Dhimitër Besarbovski”, i themeluar në shekujt XII-XIII. Ky është i vetmi manastir në shkëmb që funksionin në Bullgari.

Lumi Danub ofron aventura ujore dhe pamje të bukura, si dhe një mundësi për të përkëdhelur qiellzën tuaj me peshk të freskët danubian.

"Si në Ruse, ashtu edhe përgjatë rrjedhjes së lumit në zonën e qyteteve Orjahovo dhe Tutrakan, njeriu mund të gjejë peshkatarë vendas nga të cilët mund të blejë peshk, të gatuajnë pjata peshku për të ose ta marrin për një shëtitje me varkë. Mund të vizitojë edhe disa nga ishujt e Danubit. Ka ishuj të mrekullueshëm me rërë të imët. Dhe në këtë zonë të lumit janë Maldivet Danubiane. Këto janë vende mahnitëse, rrallë të vizituara dhe pothuajse të panjohura. Për shembull, në faqen e internetit memofish.eu secili që ka interes mund të gjurmojnë të gjitha rrugët nga Vidini në Silistra në të dy anët e lumit, duke mbuluar 5 qytete bullgare dhe 5 rumune buzë lumit.

Bujtina të mrekullueshme në natyrën e egër do të gjeni në fshatrat Bozhiçen, Koshov, Çerven, Besarbovo e të tjera. “Ata janë shumë të këndshëm dhe çdo fundjavë janë plot me turistë” - tha në përfundim Prof. Nikollaj Nenov.

Shikoni më shumë:

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: rusenski-lom.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Muzeu i feve” në Stara Zagora u nderua me një çmim ndërkombëtar

Në ekspozitën më të madhe turistike për klientët fundorë në Evropë - CMT Stuttgart, Kompleksi Arkitektonik "Muzeu i Feve" në qytetin Stara Zagora fitoi një nga tri çmimet kryesore në Konkursin Ndërkombëtar CT AWARD, njoftoi BTA. Çmimi është në..

botuar më 25-01-23 9.41.PD

Si Chef Sharankov zgjodhi Rodopet në vend të Londrës dhe krijoi një koncept të ndryshëm të ushqimit dhe patriotizmit

Nga kuzhinat e zhurmshme të restoranteve londineze me yje të Michelin-it deri te një fshat i fshehur në pyjet e maleve Rodope, zhvillimi profesional i Petko Sharankovit është plot kthesa dhe surpriza. Pasi jetoi për shumë vite në Londër, ku zotëroi..

botuar më 25-01-19 8.30.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Ruse

Kishat shkëmbore dhe akuariumi më i madh i ujërave të ëmbla – Muzeu i Ruses tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..

botuar më 25-01-19 7.10.PD