Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndërrimi ceremonial i gardës para presidencës bëhet në mesditë

Foto: BGNES

Në Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare, të cilën e shënojmë çdo vit Ditën e Shën Gjergjit më 6 maj, në orën 12:00, do të bëhet ndërrimi ceremonial i gardës së nderit para ndërtesës së Administratës së Presidentit të Bullgarisë, njoftoi Presidenca. Ceremonia mbresëlënëse, e cila mbledh banorë të kryeqytetit, bullgarë dhe turistë të huaj, u mbajt për herë të parë më 5 nëntor 2003.

Uniforma e gardianëve, e krijuar në vitin 1883 dhe e pandryshuar e deri më sot, bie në sy të spektatorëve. Merita për krijimin e saj i takon Princit Aleksandër I Batenberg - monarku i parë bullgar pas Çlirimit, dhe komandanti i Konvojës Princërore, Aleksandër Mosolov. Duke krijuar vizatimet e para të uniformës së gardistëve, ata morën si model uniformën e ushtrisë me më shumë  autoritet të shekullit të 19-të - kalorësisë. Elementët e tij të rëndësishëm janë penda e shqiponjës, simbol i shpirtit krenar bullgar dhe Ylli i Aleksandrit që ndodhet në kallpakun e rojës. Ky është ylli i urdhrit “Shën Aleksandër” të themeluar nga princi Aleksandër I në vitin 1881. 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryeministri kërkoi mbështetje nga bashkitë gatë futjes së euros

Lufta kryesore politike që po zhvillohet në Bullgari lidhet me orientimin gjeopolitik të vendit në të ardhmen. Kjo u tha nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në një fjalim në hapjen e Takimit Vjetor të Shoqatës Kombëtare të Bashkive në vendpushimin..

botuar më 25-10-13 8.36.PD

Kryqi i Kuq Bullgar nis një fushatë për mbi 640 000 qytetarë në nevojë

Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..

botuar më 25-10-11 5.50.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..

botuar më 25-10-10 6.11.MD