Pyetja para nesh nuk është nëse ne do të mbështesim paketën e 11-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë. Si më parë, Bullgaria do të mbështesë sanksionet. Pakoja e 11-të synon të kufizojë mundësitë e anashkalimit të sanksioneve të mëparshme, tha në Kuvendin Popullor ushtruesi i detyrës së ministrit të ekonomisë Nikolla Stojanov.
Sipas analizës së ministrisë, ndikimi i sanksioneve aktuale në ekonominë bullgare është i parëndësishëm. Eksportet bullgare në Rusi në vitin 2022 u ulën me më pak se 2%, dhe në 10 vitet e fundit vëllimi i tregtisë me Rusinë është rreth 5-6% e të gjithë tregtisë ndërkombëtare bullgare. Stojanov theksoi se Bullgaria duhet të përgatitet të kufizojë importin e karburanteve nga Rusia, sepse përjashtimet e BE-së për këtë skadojnë në fund të vitit 2024.
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të..