Të quash “plehra politike” të zgjedhurit e popullit nuk është korrekte. Unë nuk jam në gjendje të ofroj ambasadorë që miratohen nga presidenti. Kështu, lideri i GERB-it, Bojko Borisov, hodhi poshtë deklaratën e kryeprokurorit Ivan Geshev, i cili në një konferencë për media deklaroi se Borisov i kishte ofruar postin e ambasadorit në Turqi ose Izrael për të dhënë dorëheqje.
Borisov mohoi se ka ushtruar presion për çështjen “Barcelonagate”, për të cilën po hetohet.
Mendoj se dorëheqja është një zgjedhje personale. Unë vetë nuk kisha pritshmëri të tilla. Kështu në Kuvend kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Mustafa Karadajë ka komentuar fjalët e Geshevit.
Incidenti vetëm tregon nevojën për një reformë të madhe në drejtësi. Ky ishte komenti i kandidates së GERB-it për kryeministre, Maria Gabriel, para fillimit të konsultimeve me përfaqësuesit e DPS-së.Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..