Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë kandidates së forcës së parë politike GERB-SDS Maria Gabriel. “Pres që brenda një jave, sipas Kushtetutës, të prezantoni strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave”, tha kreu i shtetit.
Nga ana e saj, Maria Gabriel siguroi se do të bëjë gjithçka për të pasur një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe funksionale në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Propozimi i saj është për një kabinet ekspertësh, të bashkuar rreth prioriteteve të qarta me një qëllim - mirëqenien e bullgarëve dhe autoritetin e vendit tonë.
“Ne do të punojmë për autoritetin e Bullgarisë në Evropë dhe në botë. Ne do të çlirojmë potencialin e vendit tonë. Shpresoj për mbështetje të gjerë për prioritetet e rëndësishme për vendin tonë. Të bashkuar, jemi të aftë të bëjmë gjithçka për shtëpinë tonë të përbashkët, Bullgarinë”, theksoi Maria Gabriel.
Kreu i shtetit u përgjigj se do të ketë shumë pengesa në rrugën e saj drejt formimit të kabinetit dhe shtoi se pas një jave do ta presë me një mandat të përfunduar.
Ndërkohë, u njoftua se Maria Gabriel depozitoi dorëheqjen e saj si Komisionare Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë dhe ajo u pranua nga Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian shprehu besimin se përvoja e komisioneres së deritanishme evropiane do të jetë e dobishme për Bullgarinë.
Rrotullimi i parë i ruletit për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor ndodh në sfondin e furtunës në Prokurori dhe akuzave të ndërsjella midis prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësit të tij Borisllav Sarafov.
Shikoni më shumë:
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të hiqen plotësisht, tha gjatë vizitës së saj në Tiranë më 13 tetor kryetarja e Komisionit Evropian..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit. "Askush nuk ka të drejtë të presë që kjo qeveri do të bëjë pa kushte ndryshime në kushtetutë",..
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në vend në vitin 2026. “Ne kemi nevojë për një shumicë të qëndrueshme parlamentare me një angazhim..