Presidenti Rumen Radev ia dorëzoi mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë kandidates së forcës së parë politike GERB-SDS Maria Gabriel. “Pres që brenda një jave, sipas Kushtetutës, të prezantoni strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave”, tha kreu i shtetit.
Nga ana e saj, Maria Gabriel siguroi se do të bëjë gjithçka për të pasur një qeveri të rregullt të qëndrueshme dhe funksionale në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor. Propozimi i saj është për një kabinet ekspertësh, të bashkuar rreth prioriteteve të qarta me një qëllim - mirëqenien e bullgarëve dhe autoritetin e vendit tonë.
“Ne do të punojmë për autoritetin e Bullgarisë në Evropë dhe në botë. Ne do të çlirojmë potencialin e vendit tonë. Shpresoj për mbështetje të gjerë për prioritetet e rëndësishme për vendin tonë. Të bashkuar, jemi të aftë të bëjmë gjithçka për shtëpinë tonë të përbashkët, Bullgarinë”, theksoi Maria Gabriel.
Kreu i shtetit u përgjigj se do të ketë shumë pengesa në rrugën e saj drejt formimit të kabinetit dhe shtoi se pas një jave do ta presë me një mandat të përfunduar.
Ndërkohë, u njoftua se Maria Gabriel depozitoi dorëheqjen e saj si Komisionare Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë dhe ajo u pranua nga Ursula von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian shprehu besimin se përvoja e komisioneres së deritanishme evropiane do të jetë e dobishme për Bullgarinë.
Rrotullimi i parë i ruletit për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Popullor ndodh në sfondin e furtunës në Prokurori dhe akuzave të ndërsjella midis prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev dhe zëvendësit të tij Borisllav Sarafov.
Shikoni më shumë:
Përpilues: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kryetari i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP), Asen Vasilev, tha në një intervistë për televizionin bTV se është më e lehtë të jesh kryetar i vetëm i partisë sesa të qeverisësh si bashkëkryetar me dikë tjetër pas largimit të Kirill Petkov ...
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Do të hiqen tarifat e roamingut me BE-në për Shqipërinë dhe Malin e Zi Në vitin 2026 tarifat e roamingut midis Shqipërisë dhe BE-së do të..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha se kabineti i tij nuk do t'i përfshijë pa kushte bullgarët në ligjin themelor të vendit...
Nuk është koha për zgjedhje, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum të partisë GERB. Ai u shpreh kundër zgjedhjeve gjatë futjes së euros në..