Stefan Vëlldobrev dhe “Të Dyshuarit e Zakonshëm” janë përsëri këtu me një tjetër këngë nga albumi "Kodi i Verdhë" - albumi i parë për të cilin Stefan Vëlldobrev fton secilin prej “Të Dyshuarve të Zakonshëm” të propozojë kompozimet e veta. Kjo është " Venusiani" - një këngë në të cilën teksti i “personit më analog” Stefan Vëlldobrev (siç e përkufizon ai veten) kombinohet me muzikën e kitaristit Mirosllav Ivanov, i njohur për interesin e tij ndaj temave kozmike. Ja se çfarë thotë ai për “Venusiani”:
"Kam dashur prej kohësh të kem një këngë të tillë rock të viteve shtatëdhjetë, kjo ishte ideja kryesore. Ndodhi shumë shpejt. Stefço shkroi një tekst shumë të bukur dhe jam shumë i kënaqur me rezultatin” – shpjegon Mirosllav Ivanov.
Edhe pse me humor, ky tekst shtron pyetje që shqetësojnë shumicën prej nesh - çfarë po ndodh me Tokën, a është ende një vend tërheqës për të jetuar? Sipas Stefan Vëlldobrevit - po:
"Unë mendoj se po. Mendoj se jashtëtokësorët kanë dëshirë të madhe për të emigruar në planetin tonë. Toka është vendi më i bukur në gjithë universin, jam i bindur për këtë. "
Mund të shikoni akoma:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe..